Një tjetër ngjarje e rëndë me 8 të vdekur dhe 13 të plagosur ka ndodhur një natë më parë në Serbi.
Sipas mediave Uroš B. 21 vjeç, sulmi ka ndodhur pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në Dubonë, ku më pas ka shkuar në shtëpi, ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar.
Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka vazhduar të qëllojë nga makina në lëvizje, më pas ai ka shkuar dhe ka sulmuar edhe tre fshatra.
Arrestimi i tij është bërë pas një ndjekje prej tetë orësh në fshatrat e Mlladenovcit, pasi mbrëmë vrau tetë persona dhe plagosi 14 me armë zjarri.
Ndërkohë mësohet se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe se më i riu i viktimave ishte 15 vjeç./abcnews.al