Sherri në Sukth, qëlloi me thikë dy persona në shtëpinë e tyre, arrestohet 36-vjeçari

schedule19:15 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 19:15 - 31 Dhjetor, 2019

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë pasdite në Sukth ku për pasojë kreu i njësisë administrative, Rrapo Osmani dhe nipi i tij 21 vjeçar, që ishte bashkë me të, u plagosën me thikë.

Ngjarja sipas informacionit paraprak të policisë, lidhet me një konflikt të çastit, por rrethanat janë ende të paqarta. Mësohet se dy të plagosurit u  dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, me parametra jetësore të stabilizuar.

Ndërsa autori i plagosjesAlgert Meta u identifikua nga policia. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se grupi hetimor i DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi  Algert Meta, 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet  në  ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!