Sherri me sende të forta dhe 3 të plagosur në Ksamil, policia shpall në kërkim 4 të rinjtë

schedule09:37 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:37 - 8 Qershor, 2022

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 4 të rinjtë të cilët u përfshinë në një konflikt ditën e djeshme në Ksamil me familjen Ahmeti.

Blutë bëjnë me dije se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas burimeve të Abc, familja Ahmeti u konfliktua me në familje fqinje pas një debati verbal mes tyre.

Të lënduar mbetën  Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti pas sherrit me grushte dhe sende të forta.

Luli Ahmeti u nis dje drejt Tiranës me helikopter pasi kishte marrë plagë më të rënda, ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë u trajtuan në spitalin e Sarandës.

Tiku Ahmeti, i cili ushtron një aktivitet biznesi në zonë ka thyerje të kockave në trup, kurse Flamuri ka dëmtime më të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!