Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pengmarrje për xhelozi/ Gjirokastër, arrestohen familjarët. Dhunuan 30 vjeçaren që kërkonte divorc

schedule14:00 - 5 Shkurt, 2026

schedule 14:00 - 5 Shkurt, 2026

Mospranimi i divorcit dhe konfliktet e vazhdueshme për xhelozi janë bërë shkak që një 30-vjeçare të dhunohej dhe t’i hiqej liria nga bashkëshorti dhe familjarë të saj. Ngjarja ka çuar në arrestimin e katër personave nga Policia e Gjirokastrës.

Sipas uniformave blu, Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për një tjetër, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, të kryera në bashkëpunim.

Në pranga kanë rënë Alfred Ali, 34 vjeç, vëllai i 30-vjeçares së marrë peng, Sokol Ali, 54 vjeç, xhaxhai i të resë, të dy banues në Tiranë, si dhe Lorenc Lile, 43 vjeç, bashkëshorti i të dëmtuarës, banues në Këlcyrë. Ndërkohë, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” është caktuar për Egli Metajn, 51 vjeç, banues në Tiranë.



Nga hetimet dyshohet se më datë 10 janar 2026, për shkak të mosmarrëveshjeve në çift dhe kundërshtimit të familjarëve për divorcin, familjarët dhe bashkëshorti  e kanë mbajtur me forcë 30-vjeçaren në automjet dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Pas denoncimit të bërë nga e dëmtuara, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me “Shqiponjat”, Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e autorëve dhe ekzekutimin e masave të sigurisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!