Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri në Argjentinë-Holandë. Çfarë u hodh nga pankina?

schedule11:15 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 11:15 - 12 Dhjetor, 2022

Nga pankina e Holandës është hedhur një stilolaps ndaj një lojtari të kombëtares së Argjentinës në 1/4 e finales së Botërorit.

Pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj mbrojtësit holandez Nathan Ake, mesfushori i Argjentinës Leandro Paredes e goditi topin fort në pankinën e kundërshtarit, duke goditur një karrige. Pas kësaj, në fushë ka shpërthyer një sherr.

Gjatë një përballjeje, dikush nga pankina e kombëtares së Holandës hodhi një stilolaps në drejtim të mbrojtësit të Argjentinës, Nahuel Molina. Nuk dihet se kush e ka bërë saktësisht këtë.



Kujtojmë se pas rezultateve të ndeshjes mes Argjentinës dhe Holandës, FIFA hapi procedurat disiplinore ndaj të dyja skuadrave. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!