Sot, në qendër të vëmendjes së medieve sportive është padiskutim sherri mes Sterling dhe Joe Gomez. Dy futbollistët e kombëtares angleze u konfrontuan me njëri-tjetrin, konfrontim që shkoi deri në përplasje fizike. Nga fotot e fundit, shihet se Gomez ka një shenjë poshtë syrit të tij të djathtë, çka mendohet se është shkaktuar nga sulmuesi i Manchester City.
Për këtë incident, ka folur legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë ka kritikuar FA, pasi ky incident, mund të ishte kontrolluar më mirë, e jo të bëhej publik.
“FA duhet të reagonte më mirë për këtë incident. Tani Sterling është detyruar të kërkojë falje publikisht. Ai është ambasador i futbollit anglez dhe tani kjo? Nuk duhej të flisnim për këtë temë, Federata duhet ta kishte zgjidhur me dyer të mbyllura”, tha mes të tjerash Ferdinand./abcnews.al