Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri mes kunatave, flet babai i 33-vjeçares: E sulmoi e gjithë familja, ishte me urdhër mbrojtje

schedule23:42 - 5 Korrik, 2021

schedule 23:42 - 5 Korrik, 2021

Një sherr në familje ka përfunduar me dy gra në spital në Lezhë. ABC mëson se  ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa dy gratë e dëmtuar janë kunata me njëra tjetrën. Njëra nga të dhunuarat është Dava Ndoj 33-vjeçe.  Babai i saj thotë se ajo është me urdhër mbrojtje dhe konfliktet mes tyre kanë nisur që në muajin janar.

Sipas tij, 33-vjeçarja është dhunuar nga e gjithë familja e burrit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

LEXO EDHE: Sherr mes kunatave në Lezhë, përfundojnë në spital

“Jam baba i Dava Ndojës. Vetëm sot e kanë sulmuar fizikisht. Vjehrri me gjithë vajzën e vet të martuar. Edhe djali i vajzës së vet, nipi, është mbi 20-vjeç. Po ashtu edhe dy mbesat. E kanë sulmuar fizikisht. Është me urdhër mbrojtje. Ditën e enjte gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje me vendim të formës së prerë. S’kanë as ujë as drita. Çelësat e shtëpisë i ka pasur vjehrri dhe gjykata ka urdhëruar që të ndërrohen dhomat e fjetjes. Kanë ndodhur që më 16 janar. Vajza është e dhunuar e shkulur nga flokët. Me hepatoma dhe nuk e lëviz qafën. Vetëm drejtësi kërkoj nuk kërkoj më shumë. Se vjehrri i Davës ka dërguar mik ke vëllai im dhe i ka thënë se Dava po i merr shpinë. Por çfarë të japë gjykata do marri Dava asgjë tjetër.” ka thënë babai i Dava Ndojës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!