Sherri me trajnerin e Chelsea, flet Klopp: Diçka normale, ja ku gaboi Lampard

schedule16:56 - 24 Korrik, 2020

schedule 16:56 - 24 Korrik, 2020

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, u përfshi në një debat të ashpër me Frank Lampard, trajnerin e Chelsea. Dy strategët ofenduan njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Liverpool-Chelsea në Anfield Road dhe me stadiumin e boshatisur, çdo fjalë banale e tyre u dëgjua.

Klopp, për këtë sherr, u shpreh: “Gjatë ndeshjes, nuk kam asnjë problem me fjalët që mund të thonë trajnerët. Edhe unë vetë kam përdorur fjalë që nuk duhen, janë emocione gjatë lojës. Ajo që Frank (Lampard) duhet të mësojë, është që kur të bjerë vërshëllima finale, gjithçka mbyllet aty.

Ai ka vazhduar të flasë edhe pas ndeshjes dhe kjo gjë nuk më pëlqen aspak. Ai është një trajner i ri dhe jam i bindur se do ta mësojë edhe këtë gjë”, përfundoi trajneri gjerman i Liverpool./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!