Sherri me Sterling, Van Dijk mbron shokun e skuadrës

schedule21:24 - 15 Nëntor, 2019

schedule 21:24 - 15 Nëntor, 2019

Mbrojtësi i Liverpoo, Joe Gomez dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, u përleshën me njëri-tjetrin ditën e hënë, kur ishin të grumbulluar me kombëtaren e Anglisë. Tifozët e Anglisë vërshëllyen Gomezin kur u aktivizua, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak shokut të skuadrës, Virgil Van Dijk.

“Është zhgënjyese të shohësh dhe të lexosh gjëra të tilla,” tha Van Dijk për sjelljen e tifozëve të Anglisë ndaj Gomez. “Unë mendoj se të gjithë duhet të ndalojnë së foluri për të, pasi çdo gjë ka marrë fund dhe është lënë pas.

“Të gjithë duhet të ecin përpara, ta lënë të qetë Gomezin të luajë futboll. E dimë të gjithë çfarë ka ndodhur, por tani nuk ia vlen të diskutohet më”, tha Van Dijk për shokun e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!