Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku mbeti i dëmtuar pas një sherri me sende të forta një 59-vjeçar. Burime bëjnë me dije për ABC se ai është ndërtuesi Rexhep Dano.
Dano është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./mv.abcnews.al