Inter arriti të avancojë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Milanin mbrëmjen e djeshme. Përveç lojës së bukur, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte “sherri” mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut.
Është folur shumë gjatë për këtë episod, por i pari që theu heshtjen nga dy protagonistët është sulmuesi i Milanit. Suedezi ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, ku përjashton çdo akuzë për racizëm.
In ZLATAN’s world there is no place for RACISM.
We are all the same race – we are all equal !!
We are all PLAYERS some better then others.https://t.co/DhguHUOFte— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) January 27, 2021
“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Ne jemi të gjithë në të njëjtën garë dhe të gjithë jemi të barabartë!! Ne jemi të gjithë lojtar, por disa janë më të mirë se të tjerët”, shkruan 39-vjeçari. /abcnews.al