Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë panë një shfaqje të shëmtuar mëngjesin e sotëm para të fillonin mësimin, teksa po ziheshin me karrige disa banorë. Përplasja fizike mes banorëve ka zgjatur për disa minuta dhe pas ndërhyrjes së policisë është ndalur përshkallëzimi i situatës. Të plagosur gjatë përplasjes me sende të forta kanë mbetur 4 persona, ndërsa në komisariat janë shoqëruar 2 të tjerë. Siç shihet nga pamjet e ABC situata tani është normalizuar dhe të gjithë banorët që e filluan sherrin në një lokal janë shpërndarë. /Abcnews.al
https://youtu.be/2wm7dHNSPgc