Isco e ka humbur shkëlqimin e viteve më parë dhe është afër largimit nga Real Madrid. Fantazisti spanjoll numëron vetëm 13 ndeshje (dhe 1 gol) këtë sezon me kampionët e Spanjës.
Zidane nuk e sheh më si titullar dhe drejtuesit e klubit e kanë nxjerrë në merkato. Shkak është bërë edhe një sherr me Sergio Ramos. Diario Gol zbulon se dy lojtarët janë acaruar me njëri-tjetrin në një seancë stërvitore.
Kapitenit nuk i ka pëlqyer fakti që Isco nuk po angazhohet dhe nuk po jep maksimumin në stërvitje. Në një moment Sergio Ramos e ka nxitur të japë më shumë, por Isco i është përgjigjur në mënyrë të keqe.
Lojtarët e tjerë janë vënë përkrah kapitenit të tyre, duke dalë të gjithë kundër 28-vjeçarit. Një gjë e tillë ka bindur përfundimisht presidentin Perez që të pranojë largimin e Iscos, dhe tani pritet oferta e duhur për ta lënë të lirë në janar. /abcnews.al