Sherri me Inzaghin, Immobile kërkon publikisht falje

schedule13:33 - 23 Shtator, 2019

schedule 13:33 - 23 Shtator, 2019

Ciro Immobile shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të Lazios ndaj Parmës, por kur u zëvendësua në minutën e 60-të, pati një debat të nxehtë me teknikun Inzaghi dhe pjesën tjetër të stafit teknik. Kjo sjellje e tij nuk u komentua nga Inzaghi pas ndeshjes, por vetë Immobile ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për t’i kërkuar falje trajnerit të tij dhe shokëve të skuadrës.

“Ndonjëherë presioni dhe tensioni na shtyn të bëjmë veprime të nxituara. Është e përshtatshme të kërkoj falje ndaj shokëve të mi të ekipit dhe trajnerit për sjelljen time”. Immobile prej tre sezonesh po shkëlqen në Serie A, duke qenë gjithmonë në krye të listës së golashënuesve./abcnews.al