Interi përballet me Juventusin prej orës 20:45, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Tifozët e zikaltërve kanë menduar që para këtij dueli të përcjellin një mesazh mbështetës për Romelu Lukakun.
Belgu u përplas me Zlatan Ibrahimovic në sfidën çerekfinale me Milanin dhe mungon në duelin e sotëm për shkak të pezullimit. Në ambientet e jashtme të San Siros ultrasit kanë shpalosur një pankartë.
"Testa alta, petto in fuori. Romelu fieri di te". #Inter, lo striscione della Curva Nord per #Lukaku – #Fcinter1908 pic.twitter.com/jYFRQrv7ko
— Daniele Mari (@marifcinter) February 2, 2021
“Kokën lart, kraharorin para. Romelu, jemi krenar me ty”, shkruhen në banderolën e shpalosur nga ultrasit e Interit, që i dalin në krah sulmuesit të tyre në një moment të vështirë. /abcnews.al

