Sherri i Metës me policinë Bashkiake për zyrat e FRD-së, Spiropali: Banalitet i jashtëzakonshëm

schedule22:17 - 15 Mars, 2021

schedule 22:17 - 15 Mars, 2021

Në “Log” me Endri Xhafon këtë të hënë janë përballë Grida Duma dhe ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali, të cilat garojnë për Tiranën në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke komentuar ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta në çështjen e zyrave të FRD-së, Elisa Spiropali tha se bëhet fjalë për një banalitet të jashëzakonshëm ndërsa theksoi që qytetarët duan një President që të jetë mbi palët.

“Ato video flasin vetë. Janë të njëjtit njerëz që duan ta mbajnë vendin në tension për pushtetin.  Banalitet i jashtëzakonshëm, turpërojnë çdo qytetar të çdo vendi, që do që presidenti të jetë mbi palët. Të flasim pak për presidentin, nuk e ka bërë kurrë rolin e tij. Është pronar i LSI, ia ka lënë në përdorim bashkëshortes së tij. Ç’punë ka Ilir Meta të shkojë në zyrat e një partie që s’ka as përfaqësues në parlament. Banaliteti është aq i madh, sa përfshin Metën, Berishën… Janë bashkë.

Sipas Spiropalit, Presidenti Meta, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha e kanë peng kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Ndërsa, sa i përket incidentit mes militantëve të PS e PD, Spiropali tha se ishin 20 vetë që nxitën konflikte.

“Kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan siç shkon cdo vit për Ditën e Verës. Shkojnë aty, 20 veta, që nxisin konflikt, me në krye me Bashën që i nxit e i motivon.”

Nga ana tjetër, Grida Duma u shpreh se ata persona që kaluan në sharje dhe ofendime jashtë ambienteve të PD në Elbasan, bënë një gabim shumë të madh.

“Unë i kam parë ato pamjet e Elbasanit, kanë bërë dëm të madh, që kanë guxuar që të bëjnë sharje nga më banalet. Një gabim shumë të madh për jetën e tyre personale…Kur vjen pun për të folur për edukatë të mirë, Lulzim Basha ka edukatë shumë të mirë për të qenë lider rrugaç. Siç e kanë këta.”

Por a ndikon për keq në marrëdhëniet LSI-PD, ndërhyrja e presidentit Ilir Meta në përplasjen mes policisë Bashkiake dhe FRD-së? Sipas zonjës Duma, jo.

“Ligjshmëria e presidentit është përtej një kontrate bashkie…” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!