EMRI/ Sherr për pronën, plagoset i riu në Lezhë

schedule15:02 - 17 Shtator, 2021

schedule 15:02 - 17 Shtator, 2021

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Policia bën me dije se ka mbetur i plagosur 25-vjeçari Paolo Bushi (Ndoj), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes tij dhe Xhulio Voksit për çështje pronësie, ku i fundit ka nxjerrë më pas armën duke qëlluar në drejtim të 25-vjeçarit.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25  vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Njoftimi i policisë

Lezhë/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25  vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al