Sherr për pronë, mirditori shtyp qëllimisht me makinë punëtorin në rrugën Rrëshen- Rubik

schedule12:26 - 20 Maj, 2021

schedule 12:26 - 20 Maj, 2021

Policia e Mirditës ka arrestuar një person, pasi akuzohet se ka tentuar që të vrasë një shtetas, duke e përplasur me automjet.

Mësohet se autori i ngjarjes pretendonte pronësinë ku po kryheshin punime nga një kompani.

I arrestuari është D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë. Shtetasi i aksidentuar N.H., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës.

Shtetasi N.H., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!