Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sherr për motive të dobëta/ Shkodër, në kërkim dy të rinj. Njëri prej tyre përdori armë zjarri

schedule13:05 - 17 Janar, 2026

schedule 13:05 - 17 Janar, 2026

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Vinotekës, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E.K, ka përdorur edhe armë zjarri pa shkaktuar pasoja. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K. është gjetur një pushkë pneumatike sportive, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e tyre.”  / abcnews.al / 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!