Sherr për lekët e shezlongut në plazhin e Tales, kamerieri përplaset fizikisht me pushuesit

schedule21:48 - 30 Qershor, 2022

schedule 21:48 - 30 Qershor, 2022

Një kamarier është konfliktuar me dy pushues mbrëmjen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë.

“Mollë sherri” mësohet se kanë qenë lekët e shezlongut.

Kamarieri, i cili njëkohësisht mblidhje dhe lekët e shezlongeve është konfliktuar me dy pushues.

Konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamarieri.

Ai është dërguar në spitalin e Lezhës ku ka marrë mjekim.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, i riu është dërguar në komisariat për të dëshmuar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!