Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur këtë të mërkurë mes një 36 vjeçari dhe drejtorit të Urgjencës së Elbasanit, duke kaluar në ofendime dhe kërcënime.
Policia e Elbasanit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan, ka ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasin E.M., me detyrë (Drejtori i Urgjencës).
Uniformat blu kanë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasin R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proçeduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasin:
R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan, ka ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasin E.M., me detyrë (Drejtori i Urgjencës).
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./abcnews.al