Një konflikt i çastit ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fiershegan. Pas një debati verbal, situata ka precipituar dhe 31-vjeçari Marjo Arapi, banues në Tiranë është qëlluar me armë zjarri.
I riu i plagosur është transportuar në spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, sipas policisë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.
Abcnews.al mëson se personat e përfshirë, i plagosuri dhe dy autorët, që janë qenë në një makinë janë pa precedent.
Shkak i konfliktit është bërë debati për kalimin në rrugë dhe në fund ka përfunduar me një të plagosur./db/Abcnews.al