Sherr në familje, i riu shqiptar shkelma dhe shuplaka gruas shtatzënë

schedule16:55 - 29 Nëntor, 2020

schedule 16:55 - 29 Nëntor, 2020

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Itali pasi dhunoi gruan shtatzënë pas një debati në familje. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Modena rreth orës 19:45 sipas medieve italiane.

Shqiptari i arrestuar është 21-vjeç dhe punonte në ndërtim. Mediat italiane, bazuar te njoftimi i policisë thonë se i riu e kishte goditur gruan disa herë me shkelma dhe shuplaka pas një mosmarrëveshje në familje.

Gruaja pësoi lëndime dhe u dërgua në spitalin e Modenas nën kujdesin e mjekëve./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!