ELBASAN – Një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit, mes autorit dhe të miturit që ka mbetur i plagosur.
15-vjeçari, L.P është paraqitur në spitalin e Elbasanit me një plagë thike në këmbë. Ndërsa sipas policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha”./abcnews.al/