Sherr në Elbasan/ 52-vjeçari godet me sende të forta moshatarin, shpallet në kërkim nga policia

schedule12:00 - 16 Janar, 2025

schedule 12:00 - 16 Janar, 2025

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mes dy personave në Elbasan. Mësohet se 52-vjeçar ka goditur me sende të forta moshatarin. Si pasojë, është shpallur në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. T., 52 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. S., 52 vjeç. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. T.”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!