Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr në Divjakë, arrestohen dy persona, procedohet një tjetër

schedule08:58 - 18 Mars, 2021

schedule 08:58 - 18 Mars, 2021

Policia ka arrestuar dy persona dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Në pranga kanë rënë A. B., 40 vjeç, E. B., 20 vjeç.

Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Çermë Sektor kanë goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin Sh. P., 52 vjeç, banues në Çermë Sektor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, këta shtetas kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Fiat Punto” të 52-vjeçarit, duke i thyer xhamat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 40 vjeç, E. B., 20 vjeç, si edhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., 17 vjeç, të tre banues në Çermë Sektor, Divjakë.

Këta shtetas, në datë 17.03.2021, në fshatin Çermë Sektor, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin Sh. P., 52 vjeç, banues në Çermë Sektor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, këta shtetas kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Fiat Punto” të 52-vjeçarit, duke i thyer xhamat”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!