Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ka kërkuar izolimin e anëtarëve të grupit të Avdylajve dhe italianit Giovani di Cosimo pacienti i parë me koronavirus në burgje, në regjimin e posaçëm në Burgun 313 në Tiranë.
Abc News mëson se kjo ka ardhur pas një sherrit të ndodhur në ambientet e paraburgimit me punonjësit e policisë, duke i kërcënuar ata.
Shkresa për izolimin e Hajri Seferit, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin dhe Giovani di Cosimo mban datën 23 Maj dhe i është dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila do të shqyrtojë nëse vendimi është i drejtë.
Seanca gjyqësore për shqyrtimin e saj do të zhvillohet në orën 14:00 të ditës së sotme./abcnews.al