Një video tregon reagimin e tronditur të një gruaje kur një stjuardesë i kërkoi asaj që të hiqte qenin nga prehri.
Videoja e kapur nga një bashkëpasagjer po bën xhiron e internetit dhe tregon gruan duke bërtitur dhe sharë me inat tek stjuardesat teksa përpiqen ta largojnë atë nga avioni, i cili po fluturonte nga Atlanta në Nju Jork.
Videoja 2-minutëshe është postuar në Reddit, ku përdoruesi që e ka ngarkuar ka vënë në dukje se incidenti i paprecedentë ka ndodhur në fluturimin me të cilin po udhëtonte gruaja e tij.
Kjo është ajo që nodhi kur gruaja duket se po sulmon kur stafi i thotë se duhet të largohet. Gruaja e pyeti nëse ishte sepse qeni ishte në prehrin e saj dhe ajo nuk e kuptoi pse ishte një punë kaq e madhe.
Pasagjerët shihen duke parë sherrin, me gruan duke u thënë stjuarduesve “Do të luftojmë”.
Pasi nuk pranon të zbarkojë, ajo fillon të mërzitet dhe të bëhet edhe më agresive, edhe pse stafi i thotë se do t’i kthehet çmimi i biletës.
“Unë nuk të kam bërë asgjë ,” thotë gruaja, duke pretenduar se është vonuar 12 orë për në destinacionin e saj.
“Sepse nuk mund ta linit qenin tim të ulej në prehrin tim,” bërtiti ajo, ndërsa stjuardesa u përgjigj: “Zonjë, le të shkojmë”.