Dy të rinj nga Patosi i Fierit kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Debati ka agravuar deri në përdorimin e dhunës, pasi dy të rinjtë 21 dhe 25 vjeç kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos (vëllezër), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
/abcnews.al/