Tre persona janë arrestuar dje në Podujevë, pasi janë përleshur fizikisht. Policia ka informuar se një person ka pësuar lëndime dhe gjendet për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK.
Gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia./KosovaPress