Kurbin – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, mbrëmjen e sotme. Mësohet se një 25-vjeçar i quajtur Llej Lika është dhunuar nga disa persona. 25-vjeçari ka marrë goditje të rënda me sende të forta dhe për pasojë është dashur që të niset me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të shumtë policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt. e.l/abcnews.al/