Sherr mes të rinjve në Kamëz, dy prej tyre përfundojnë në spital

schedule15:47 - 23 Shtator, 2021

schedule 15:47 - 23 Shtator, 2021

Dy të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç në Kamëz kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur pasditen e sotme.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar R. V, 17 vjeç. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!