Sherr mes kunatave në Lezhë, përfundojnë në spital

schedule22:10 - 5 Korrik, 2021

schedule 22:10 - 5 Korrik, 2021

Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa dy gratë e dëmtuar janë kunata me njëra tjetrën.

Njëra nga të dhunuarat është Dava Ndoj 33-vjeçe. Babai i saj thotë se ajo është me urdhër mbrojtje dhe konfliktet mes tyre kanë nisur që në muajin janar.

“Jam baba i Dava Ndojës. Vetëm sot e kanë sulmuar fizikisht. Vjehrri me gjithë vajzën e vet të martuar. Edhe djali i vajzës së vet, nipi, është mbi 20-vjeç. Po ashtu edhe dy mbesat. E kanë sulmuar fizikisht. Është me urdhër mbrojtje. Ditën e enjte gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje me vendim të formës së prerë. S’kanë as ujë as drita. Çelësat e shtëpisë i ka pasur vjehrri dhe gjykata ka urdhëruar që të ndërrohen dhomat e fjetjes. Kanë ndodhur që më 16 janar. Vajza është e dhunuar e shkulur nga flokët. Me hepatoma dhe nuk e lëviz qafën. Vetëm drejtësi kërkoj nuk kërkoj më shumë. Se vjehrri i Davës ka dërguar mik ke vëllai im dhe i ka thënë se Dava po i merr shpinë. Por çfarë të japë gjykata do marri Dava asgjë tjetër.” ka thënë babai i Dava Ndojës. 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!