Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e sotme në Lungomaren e Vlorës.
Disa persona janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Një prej tyre ka nxjerrë edhe pistoletën por fatmirësisht nuk ka mundur ta shkrepë pasi i ka rënë nga dora.
Sherri ka shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë të ndodhur pranë vendit të ngjarjes.
Nuk dihet ende identiteti i personave të përfshirë në këtë konflikt dhe as shkaqet që kanë sjellë nisjen e tij./abcnews.al