Të shtëna me armë zjarri në qiell janë shënuar mbrëmjen e së hënës në sheshin e Laçit në Kurbin.
Abc mëson se autori është larguar nga vendngjarja. Nuk raportohet për të plagosur.
Konflikti ka ndodhur në afërsi të selisë blu në Laç. Sipas burimeve ka pasur një takim te kandidatëve të primareve të PD-së në selinë blu, ku dhe ka nisur sherri mes tyre.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje rreth ngjarjes.
/abcnews.al/