Dy të mitur kanë rënë në prangat e policisë së Beratit pasi për motive të dobëta kanë plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tyre.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Kuçove ku për motive të dobëta shtetasit J.Q., 17 vjeç dhe M.Q., 15 vjeç të dy banues në Sheqëz, kanë goditur me thikë dy shtetasit S.S., 16 vjeç dhe G.C., 16 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasve J.Q., 17 vjeç dhe M.Q., 15 vjeç të dy banues në Sheqëz, Kuçovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasit S.S., 16 vjeç dhe G.C., 16 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al