ELBASAN- Plagosje me thikë në Elbasan. Paraprakisht bëhet me dije se disa të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe sherri ka kaluar në përdorimin e thikës. Një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.
Polica dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al