15-vjeçari në Sarandë plagoset me thikë nga një bashkëmoshatar, përfundon në spital

schedule16:31 - 29 Tetor, 2020

schedule 16:31 - 29 Tetor, 2020

Një 15-vjeçar në Sarandë është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar  i tij. Njoftohet se K. T., është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës sot rreth orës 15:00 me plagë thike.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, E. Ç., 15 vjeç. Ndërsa, në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe thikën.

Adoleshenti K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!