Një konflikt i çastit është përshkallëzuar në një ngjarje tragjike në Sarandë. Bëhet e ditur se rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit ka mbetur i vrarë me thikë një person.
I lënduari, i identifikuar si Klodian Bakiaj nga Tepelena, ka marrë një plagë me thikë në zemër dhe ka ndërruar jetë në spital. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe për të mësuar shkakun e konfliktit. /abcnews.al/