Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një plazh privat në lagjen nr.1 të Sarandës.
Autori ende i paidentifikuar pas një debati me 40 vjeçarin Berti Tahiraj e ka qëlluar me thikë. I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmën në spitalin e Sarandës. Dyshohet se dy pushuesit janë konfliktuar për motive të dobëta./ABC News Albania 24/7