Një 20-vjeçar është plagosur me thikë në Elbasan, Policia e Elbasanit thotë se plagoja e të riut ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë thikë shtetasi A.D., 20 vjeç, banues në Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”./abcnews.al