Një adoleshent është plagosur me thikë në Durrës pas një sherri gjatë mbrëmjes së djeshme.
Pas ngjarjes së rëndë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: A.Gj.,15 vjeç, banues në Durrës.
Ne nje njoftim per mediat behet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Adoleshenti i prangosur ka goditur me thikë 15 vjeçarin A.D, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.