Sherr me thika e shishe në Pogradec, plagoset një person  

schedule21:21 - 30 Qershor, 2021

schedule 21:21 - 30 Qershor, 2021

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj dy persona në gjendje të dehur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e mjeteve sendeve të forta thika e shishe birre, ku njëri prej tyre V. D., 30 vjeç ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital. Sakaq, autori A. D është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.

Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!