Një sherr i nisur verbalisht ka përfunduar me përdorimin e armëve duke u mbyllur me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Konflikti i çastit ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Todi Shkurti”, tek kompleksi “Grand” pranë Qytetit Studenti.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se njëri është në gjendje më të rëndë për jetën.
Të shtënat kanë alarmuar banorët e lagjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit./ Abcnews.al