Sherr masiv në Fier, kërcënohet një person dhe i sulmohet makina

schedule11:01 - 14 Prill, 2022

schedule 11:01 - 14 Prill, 2022

Një sherr mes dy grupeve ka ndodhur sot në Fier. Policia bën me dije se një person është kërcënuar nga 2 të tjerë si dhe i është sulmuar makina.

“Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit K. K., 59 vjeç dhe F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë goditur me grushte shtetasit L. K. dhe L. M., si edhe kanë kanosur shtetasin L. M., të cilit i kanë dëmtuar edhe derën e automjetit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!