Një sherr masiv ka ndodhur në Elbasan mes dy grupeve të rinjsh mbrëmjen e sotme.
Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”. Ndërkohë, dyshohet për persona të plagosur.
Sipas burimeve në vend ngjarje janë përdorur mjete të forta. Mësohet se një furgon dhe një mjet tjetër tek të cilët dyshohen se kanë qenë rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë zbritur nga dy mjetet dhe kane goditur një grup tjetër personash.
Personat sipas dëshmive kanë qenë të maskuar dhe mjetet kanë qenë më xhama të zinj.
Ndërkohë, burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se gjatë përleshjes janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Në këtë ngjarje janë përfshirë rreth 25 të rinj, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shoqëruar të rinjtë. Në spitalin kirurgjik në Elbasan janë disa persona që janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar zyrtarisht policia. Blutë theksojnë se nuk ka pasur të shtëna me armë.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen e “Kinezve”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta nga persona të paidetifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H.
Theksojme se lajmi që qarkullon në media është i pavërtetë pasi nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve
/abcnews.al