Gazment Bardhi dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani janë përplasur me njëri-tjetrin në emisionin ‘Opinion’.
Teksa Bardhi po akuzonte Komisionin e Rithemelimit se nuk iu intereson të vijnë në pushtet por thjesht të ndajnë karriget, Ristani iu kthye duke i thënë që ‘të shkojë e të bëjë kafet e Bashës dhe të rrijë rehat’
Gazment Bardhi: Këtu po e çoni partinë dhe thoni që jeni të lumtuar, pak rëndësi ka fiton apo nuk fiton PD-ja. S’ka rëndësi është PD-ja apo jo fituesi, e rëndësishme është zgjedhim Këshillin Kombëtar, zgjedhim kryesinë dhe ndani karriget dhe jeni në rregull.
Arben Ristani: Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës dhe rri rehat. Mbylle kur flas unë
Gazment Bardhi: As kam bërë kafe dhe as i kam shërbyer ndonjëherë me të raki, unë jam ky që jam. Jam përballë teje. Unë s’të kam shërbyer ndonjëherë kafe ty, ti më ke shërbyer kafe. E di shumë mirë atë që po i them. E kishte të trashëguar që nga koha e komunizmit shërbimin e kafeve.