Shërohet Trump, mjeku: Presidenti negativ në testin ndaj Covid

schedule07:29 - 13 Tetor, 2020

schedule 07:29 - 13 Tetor, 2020

Presidenti i SHBA Donald Trump ka rezultuar negativ për COVID-19. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë të hënën, 10 ditë pasi Trump njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi është shprehur se tashmë presidenti nuk paraqet më rrezik për ta transmetuar virusin

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi për mediat vetëm disa orë para se Trump të rifillonte tubimet e fushatës, Dr. Sean Conley, ka theksuar se tashmë  presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOË.

Dr. Conley tha se testet negative dhe të dhëna të tjera klinike dhe laboratorike “tregojnë një mungesë të replikimit viral të dallueshëm”.

Ndërkohë ekipi mjekësor i  Trump kishte arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët”, tha Dr. Conley.

Presidenti Trump po i rikthehet fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridës, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!