Shërohen mbi 4 mijë pacientë me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule12:12 - 4 Maj, 2021

schedule 12:12 - 4 Maj, 2021

Instituti i Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar raportin e gjendjes së pandemisë për periudhën 26 prill dhe 2 maj. Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 4, 012 pacientë të prekur me Covid-19.

Sipas këtij raporti të publikuar deri më tani janë testuar 14, 975 materiale në laborator, ndërsa janë regjistruar 2, 076 raste të reja, 39,7 % më pak se java e kaluar.

Sakaq përqindja më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë grupmoshat që kanë rezultuar më të prekur nga koronavirusi janë grupmosha mbi 60-vjeç me 781 persona, 50-59 vjeç me 348 persona, 40-49-vjeç me 333 persona, 30-39-vjeç me 323 persona dhe grupmosha 20-29-vjeç me 172 të prekur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!