Sherif Kallaku e Albion Marku goditjet e mëdha të Superiores

schedule08:58 - 8 Gusht, 2022

schedule 08:58 - 8 Gusht, 2022

Tirana po mendon për përforcimet dhe brenda kësaj jave, sipas edhe deklaratës së trajnerit Shehi, pritet që të ketë lëvizje.

Sherif Kallaku prej dy ditësh përflitet si përforcimi i radhës për kampionët e Shqipërisë. Mesfushori nuk ishte i grumbulluar dje me Lokomotiva Zagreb.

Mesfushori, i cili ka veshur edhe fanellën e kombëtares, është tentuar edhe më parë nga Tirana, ndërsa vjet luajti për Teutën dhe Partizanin.

Emri i ri që ka dalë në skenë për Tiranën është Albion Marku, sipas asaj që shkruan Panorama-Sport. Edhe ai është pjesë e Lokomotiva Zagreb, që vjet e huazoi te Partizani Markun. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!